Kryeministri Edi Rama, në faqen e tij zyrtare ka shpërndarë një video, që në mënyrë ironike ka një mesazh për mbylljen e basteve. Mirëpo, aty ka komentuar edhe ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi i cili shkruan:
“Po funksionoi të heq kapelen, se unë mbaj kapele me të vërtetë dhe e heq për ata që meritojnë respekt. Por, dyshoj se të kanë këshilluar gabim, të paktën unë mendoj se duhej vepruar disi ndryshe”, shkruan Luçi.