Të shtunën dhe të dielën do të luhet java e shtatë e Kategorisë së Parë. Radio Televizioni Shqiptar ka të drejtën ekskluzive për të transmetuar këto ndeshje që do të zhvillohen në orën 14:00. Kësisoj, sot bëhet me dije që zgjedhur dy takime interesante.
Bëhet fjalë për ndeshjen Iliria – Dinamo që luhet të shtunën në stadiumin “Redi Maloku” dhe përballjen mes Bylisit e Pogradecit që zhvillohet një ditë më pas në impiantin e Ballshit “Adush Muça”.
Pikërisht këto dy sfida janë përzgjedhur nga Televizioni Publik Shqiptar që të transmetohen drejtpërdrejtë për të gjithë sportdashësit.