Partizani – Laçi 1 – 0
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Kote, Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Berisha, Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli
Komenti minutë pas minute:
90′ Kemi ardhur në fundin e ndeshjes. Partizani fiton ndaj Laçit 1-0.
83′ Elvi Berisha ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje brutale ndaj Labinot Ibraimit.
77′ Alban Hoxha shpëton Partizanin nga një gol i sigurt.
70′ Partizani tashmë është më i qartë, luan më shumë me topin. Ende asnjë reagim nga Laçi.
61′ Shënon Jurgen Bardhi. Partizani kalon në avantazh.
57′ Asani provon me një goditje dënimi nga distanca, por që topi përfundon mbi portë.
52′ Laçi del në sulm dhe Xhixha fiton një faull në një zonë të rrezikshme
46′ Starton pjesa e dytë. Skuadrat në kërkim të golit.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Asnjë rast i rrezikshëm në 45 minuta nga Partizani dhe Laçi.
39′ Trashi tenton një gjuajtje në rrëmujë, por topi shkon shumë larg portës së mbrojtur nga Gentian Selmani.
30′ Kanë kaluar 30 minuta lojë në “Selman Stermasi”. Asnjë rast i rrezikshëm për portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani.
20′ Vertikalizon Laçi, por Shtubina kapet në pozicion të parregullt.
17′ Laçi hidhet në sulm. Kurbinasit fitojnë goditje nga këndi.
9′ Trashi kroson, topi përplaset në shtyllën e portës së mbrojtur nga Gentian Selmani.
8′ Rrezikon Partizani me një krosim në zonë, por që nuk arrin që Mala të gjuajë topin.
1′ Starton ndeshja, topin e parë e shkelmon Laçi