Presidenti i Republikës ka provuar sërish shtangën. Në Shtërmen, ku Kreu i Shtetit dekoroi peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut” dhe vizitoi palestrën e famshme të peshëngritjes, Meta gjeti kohën e lirë të sprovohej pas shumë vitesh si peshëngritës.
Në një video të siguruar nga “Albania Viral”, Meta provoi të ngrinte dy shtanga. Edhe pse në moshë jo të re për këtë sport, Presidenti tregoi se nuk i ka humbur instiktet e peshëngritësit.