Bayern Munchen ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-0 kundër Werder Bremen, në finalen e “Telekom Cup”. Në këtë takim u aktivizua James Rodriguez që debutoi për herë të parë me fanellën e Bayern-it duke luajtur për 45 minuta.
Golat u shënuan nga Thomas Muller në minutën e 13-të dhe Juan Bernat në të 34-tën, duke gëzuar në këtë mënyrë trajnerin Karlo Ançeloti.