Danimarkë – Australi 1-1
Danimarkë: Schmeichel, Kjaer, Christensen, Jorgensen, Eriksen, Dalsgaard, Stryger, Schone, Yurary, Sisto
Australi: Ryan, Milligan, , Behich, Kruse, Nabbout, Mooy, Jedinak, Behich, Risdon, Sainsbury, Rogic
Ndeshja: Një sfidë me mjaft ritëm, por që në fund nuk njeh fitues. Danezët e nisin vrullshëm. Në minutën e 7-të të takimit, Eriksen zhbllokon rezultatin duke i dhënë përkohësisht avantazhin Danimarkës. Në minutën e 38-të Australia barazon shifrat në 1-1 pasi gjyqtari akordon penallti, që shndërrohet në gol nga Jedinak. Pjesa e dytë e takimit ka disa raste, por në fund ekipet ndajnë nga 1 pikë. Pas kësaj ndeshje, Danimarka ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Australia në kuotën e 1 pike.
Komenti minutë pas minute:
90′- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
81′- Arzani depërton bukur në të djathtë të mbrojtjes. Lojtari i Australisë shërben në zonë, por shokët e tij nuk arrijnë t’i shfrytëzojnë si duhet rastet.
70′- Danezët mbyllen në mbrojtje. Minuta të mira për australianët.
67′- Australia prane golit, por mbrojtja daneze largon si duhet.
55′- Danimarka është më këmbëngulëse, megjithatë loja po zhvillohet më shumë në mesin e fushës.
46′- Pjesa e dytë nis pa asnjë zëvendësim në kampet respektive.
45′- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
38′- Jedinak arrin të ekzekutojë saktë dhe barazon shifrat në 1-1.
37′- Australia fiton 11 metërsh. Pas analizës së pamjeve filmike, arbitri akordon penallti.
35′- Australianët kërkojnë një prekje të topit me dorë dhe gjyqtari ndal lojën.
30′- Ritmi i ndeshjes bie dhe nuk është i njëjtë si në fillim.
22′- Sisko godet nga jashtë zone, por pa rezultat.
15′- Danezët vijojnë të jenë këmbëngulës. Megjithatë tashmë loja është përqendruar në mesin e fushës.
7′- Aksion model i danezëve. Australia ndëshkohet pasi Eriksen arrin të çojë topin në rrjetë.
3′- Këndore për danezët, por sfera e ardhur nga këndorja nuk shfrytëzohet si duhet.
1′- Topi i parë shkelmohet nga danezët.