Danilo Alvesh duket se i ka dhënë lamtumirën Flamurtarit. Në një viedo të shpërndarë në rrjetet sociale, sulmuesi brazilian i falenderon të gjithë, duke nisur nga ekipi, presidenti Idrizi dhe tifozët.
“Shumë falenderime për Flamurtarn në këto dy vite e gjysmë. Falenderoj Tifozët, gjithashtu edhe qytetin e mrekullueshëm të Tiranës. I falenderoj të gjithë ata që më përkrahën gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Idrizi. I uroj shumë fat Flamurtarit”, shkruan Alvesh.
27 vjeçari në skuadrën vlonjate ishte një lojtar shumë i rëndësishëm në fushën e lojës, pasi përveç gilave që realizonte, e mbante ekipin të tërhequr përpara, sepse ishte një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare.