Andi Lila ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur sot në ndeshjen që Pas Janina luajti kundër AEK-ut. Mbrojtësi kuqezi nga një distancë e konsiderueshme kalibroi të djathtën e tij duke përshëndetur rrjetën e portierit mik.
Ky gol u shënua në minutën e 38-të të takimit, gol me vlerën e 1 pike pasi AEK i Athinës barazoi në minutën e 80-të me Rodriguez. Pas kësaj ndeshje, Pas Janina renditet në vendin e nëntë me 36 pikë, ndërsa AEK në të katërtin me 53 pikë.