Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki gjatë konferencës për media pas humbjes 1-0 nga Kroacia, e ka pranuar se shumë shpejtë do të largohet nga Kosova.
Por, ai këtë ka thënë se do ta bëjë kur ta fitojë ndeshjen e parë.
“Rruga ime me Kosovën ka filluar në vitin 2002. Plani im ka qenë që t’i ofroj Kosovës lojtarët më të mirë që ka. Po më dhemb zemra që nuk po e arrijmë fitoren e parë, por Kosova ka për të qenë gjithmonë prioritet i jetës time”, tha fillimisht Bunjaki.
“Po, Albert Bunjaki do të tërhiqet shumë shpejtë, por fillimisht dua që t’i jap një fitore Kosovës”,përfundoi ai.