Brazil – Kosta Rika 2-0
Brazil: Alisson; Fágner, Thiago Silva, Miranda, Marcelo; Paulinho, Casemiro, Coutinho; Willian, Gabriel Jesus, Neymar
Kosta Rika: Navas; Duarte, González, Acosta; Gamboa, Borges, Guzmán, Oviedo; Bryan, Ureña, Venegas
Ndeshja: Një sfidë me mjaft ritëm dhe që dominohet nga Brazili. Përfaqësuesja braziliane arrin të zhbllokohet vetëm në fundin e takimit. Është sulmuesi Coutinho që çon peshë “Selecaot” teksa mposht portierin Navas. Në minutën e 97-të, Neymar dyfishon shifrat në 2-0 Pas këtij takimi, Brazili ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Kosta Rika mbetet në kuotën e 0 pikëve.
Komenti minutë pas minute:
90′ + 7 ‘ – Neymar shënon golin e dytë dhe arbitri i jep fund takimit.
90′ + 1′ – Atëherë kur nuk pritej, Brazili shënon golin e fitores. Është braziliani Coutinho që i jep 3 pikë mjaft të rëndësishme ekipit të tij.
76′- Gjyqtari akordon penallti në favor të Brazilit. Pas protestave të lojtarëve të Kosta Rikës, ai konsultohet me sistemin VAR dhe më pas vendos ta anulojë.
72′- Ritëm i lartë në këtë sfidë. Braziliani Neymar ka një mundësi të artë shënimi, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portierit Navas.
65′- Ndërhyrje e rrezikshme nga Paulinho, por braziliani shpëton nga ndëshkimi me karton.
49′- Brazili pranë golit. Traversa ndal brazilianët nga festa.
47′- Rast i mirë për Brazilin, por pret portieri Navas.
46′- Nis pjesa e dytë. Brazili e nis me zëvendësim. Në dhomat e zhveshjes mbetet William dhe në vend të tij futet Douglas Costa.
45′- Mbyllet pjesa e parë. Brazili dhe Kosta Rika ndahen në paqe.
12′- Casemiro ndal vetë lojën. Futbollisti brazilian ka hemoragji nga hundët dhe duhet të marrë ndihmën e mjekëve.
10′- Goditje dënimi në favor të Brazilit. Kroson Neymar, por sfera largohet nga mbrojtja.
3′- Brazili e nis vrullshëm. Coutinho provon me një goditje nga larg, por pa rezultat.
1′- Topi i parë shkelmohet nga skuadra e Kosta Rikës.