Atalanta humbet edhe sfidën e dytë radhazi në kampionat, këtë herë në transfertë ndaj Torinos. Skuadra e dyshes shqiptare, Berisha-Gjimshiti është mundur me rezultatin 2-0 ndaj Torinos. Në fushë që nga minuta e parë ishin dhe të dy lojtarët e Kombëtares. Pas humbjes ndaj Milanit, kjo është humbja e dytë radhazi, dhe Atalata humbet më shumë terren në garën për një vend në Champions League.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.