Belgjikë – Tunizi 5-2
Belgjikë: Courtois, Alderweireld, Vertonghen, Witsel, De Bruyne, R. Lukaku, E. Hazard, Carrasco, Mertens, Meunier, Boyata
Tunizi: Ben Mustapha, Ben Youssef, Meriah, Khaoui, Ben Youssef F., Badri, Khazri, Bronin, Maaloul, Sassi, Skhiri
Ndeshja: Një sfidë me mjaft ritëm dhe me një Belgjikë që dominon përgjatë 90 minutave. Eden Hazard dhe Romeo Lukaku janë yjet e kësaj skuadre. Mbrojtja e Tunizisë është në ditën e saj më të saj dhe në fund të takimit numëron 5 gola në portën e saj. Pas kësaj sfide, Belgjika siguron kualifikimin, ndërsa Tunizia eleminohet nga ky kompeticion.
Komenti minutë pas minute:
92′- Tunizia ngushton rezultatin në 5-2, por sigurisht gol vetëm për statistikë.
90′- Belgjika shënon edhe golin e 5-të. Batshuai nuk e ka të vështirë të shënjestrojë i vetëm përballë Ben Mustapha.
76′- Belgjika pranë golit të 5-të. Lojtari belg i vetëm me portën e boshatisur nuk arrin të çojë topin në rrjetë.
65′- Belgjika ka tjetër rast shënimi, por tunizianët janë të vendosur mirë.
50′- Eden Hazard shënon edhe golin e katërt. Kapiteni i Belgjikës nuk fal dhe shënon edhe të dytin personal.
46′- Pjesa e dytë nis pa asnjë zëvendësim në kampet respektive.
45′- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë. Pikërisht në të 48-tën, Lukaku shënon edhe golin e tretë për Belgjikën.
35′ – Ritëm i jashtëzakonshëm. Sa në një portë në tjetrën. Megjithatë belgët janë më të saktë në pasimet e tyre.
24′- Tunizia bën ndërrim të detyruar. Nga fusha del Bronin dhe në vend të tij futet Nagguez.
17′- Ndodh e pabesueshmja. Tunizia ngushton menjëherë shifrat në 2-1. Tunizianët kanë shpresa për një rezultat pozitiv.
15′- Romeo Lukaku dyfishon shifrat. Sulmuesi belg nuk fal i vetëm me porten e Ben Mustapha.
6′- Është vetë ylli i Belgjikës që nuk gabon dhe çon shifrat në 1-0 me një 11-metërsh të dyshimtë, duke qenë se u pretendua se faulli ishte jashtë zone.
4′- Eden Hazard pengohet në zonën tuniziane dhe gjyqtari nuk heziton e akordon penallti.
1′- Topi i parë shkelmohet nga belgët.