Ndeshja Tirana-Flamurtari po pritet me emocione nga tifozët bardheblu. Pas humbjes me Laccin, 24-herë kampionët duan ta mbyllin këtë vit të vështirë me nder dhe fitorja ndaj vlonjatëve do të kthente klimën e besimit dhe qetësisë në kampin e kryqytetasve. Kur duhet rreth 1 orë e gjysmë nga fillimi i takimin në “Selman Stërmasi”, në rrugët e kryeqytetit shihet një atmosferë e ndezur.
Një makinë e mbuluar me flamujt e Tiranës ka lëvizur me shpejtësi në zoën e sheshit “Ëilson” duke dhënë sinjalin se ndeshja ndaj vlonjatëve do të jetë vërtet emocionuese.
Në ndeshjen e fazës së parë, Tirana arriti ta dominonte ndeshjen, por u ndëshkua nga një gabim i mbrojtjes. Këtë herë, vetëm fitorja u bën punë bardhebluve.