Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kampionatin Evropian të atletikës për sallat e mbyllura që u zhvillua në Beograd. Atletja britanike, Laura Muir fitoi medaljen e artë në 1.500 metra duke thyer rekordin që ishte prej 23 vitesh me një kohë prej 4:02:39.
Pas përfundimit të garës, Muir ka dashur të zhvillojë të ashtu quajturën xhiron e fitores duke valëvitur flamurin e Britanisë së Madhe por një prej zyrtareve të lojërave është përpjekur ta ndalojë.
Mirëpo si mund të ndalosh një atlete rekordmene?! Ajo ka shpëtuar prej duarve të një prej organizatoreve dhe ka vazhduar vrapin e saj.
“Ata më thanë: Nuk kemi kohe. Nuk kisha ndërmend të humbisja të humbisja xhiron time të ndërit”- ka thënë atletja pas garës. “Trajneri im më ka shtyrë për ta bërë.”
https://www.youtube.com/watch?v=RohFxLAi5CY