Atletico Madrid është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Europës. Spanjollët eliminuan Lokomotivën e Moskës, duke e mposhtur edhe në ndeshjen e dytë. Pas fitores 3-0 në shtëpi, madrilienët triumfuan 5-1 në Rusi. Golat i realizuan Angel Correa, Saul Niguez, Fernando Torres (2) dhe Antoine Griezmann.
Atletico konfirmohet si një nga top-favoritët për të fituar këtë garë.