Atalanta ëndërron me të vërtetë se sezonin e ardhshëm mund të luajë në Champions League pas fitores shkatërrimtare ndaj Bolonjas 4-1. Në këtë takim, trajneri i skuadrës nga Bergamo Gian Piero Gasperini la në stol dy futbollistët e Shqipërisë portierin Etrit Berisha dhe qendërmbrojtësin.
Skuadra e mbylli ndeshjen për 15 minuta lojë duke realizuar plot 4 gola. Miqtë u ngushëlluan me golin e vetëm të shënuar nga Orsolini.
Pas mbylljes së javës së 30-ë të kampionatit italian, Atalanta ndahet vetëm me një pikë nga Milani i vendit të katërt, pozicion që i mundëson çdo ekipi të Serisë A të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në kompeticionin e klubeve më të forta të Europës, Champions League.
Kampionati italian mbyllet pas 8 javësh dhe Atalanta do të tentojë deri në fund për të realizuar arritjen më të madhe në historinë e saj.