Kukësi – Partizani 0-1
Kukësi : Frashëri, Codiero, Cuculi, Shameti, Maliqi, Shkodra, Dzaria, Kalaja, Chafik, Ethemi, Reginaldo Trajner: Armando Cungu
Partizani: Hoxha, Trashi, Atanda, Belica, Ibrahimi, Asani, Telushi, Hila, Mala, Bardhi, Mensah Trajneri: Skënder Gega
Ndeshja: Një sfidë që nis me ritëm për skuadrën e Kukësit, por që nuk arrin të konkretizojë para portës së Partizanit. Të kuqtë tregohen pragmatistë dhe i mjafton goli i Esat Malës në minutën e 20-tën për të marrë 3-pikëshin e nevojitur. Pavarësisht rasteve të krijuara, skuadra e trajnerit Armando Cungu nuk arrin të ndëshkojë të kuqtë. Pas kësaj ndeshje, Partizani ngjitet në vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e katërt me 13 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90+1′ – Këndore për Partizanin. Lojtarët e kuq mundohen të fitojnë kohë.
90′- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.
85′- Moment i mirë për Kukësin. Alban Hoxha bën mrekullinë.
75′- Partizani kryen zëvendësimin e fundit. Nga loja del Mala dhe në vend të tij futet Erald Çinari.
70′- Largohet Jurgen Bardhi për Partizanin dhe në vend të tij futet Rubin Hebaj.
67′- Këndore për Kukësin, por largon mbrojtja e kuqe.
58′- Moment shumë i mirë për Kukësin për të barazuar, por Arlind Kalaja befason sërish me gjuajtjen e tij.
54′- Limaj tenton të manovrojë bukur me topin, por mesfusha e kuqe është në ditën e saj. Në këtë moment trajneri i tij Cungu i tërheq vëmendjen dhe i kërkon mos të imitojë Cristiano Ronaldon.
49′- Ylli Shameti ndërhyn keq ndaj Mensah-së dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
46′- Pjesa e dytë nis me zëvendësim për Kukësin. Nga loja largohet Dzaria dhe në vend të tij futet Limaj.
45”- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë. Rezultati mbetet i pandryshuar.
40′- Goditje këndi për Kukësin. Të kuqtë largojnë rrezikun nga zona e tyre.
30′- Irakli Dzaria ndërhyn ashpër ndaj Jurgen Bardhit. Gjyqtari nuk heziton dhe e ndëshkon me karton të verdhë.
27′- Faull për Partizanin, kroson Trashi, por sulmuesit e kuq nuk shfrytëzojnë si duhet.
20′- Supergol në Elbasan. Jurgen Bardhi bën gjithcka bukur dhe arrin të japë një asist për Malën, i cili shënon gol alla europian.
16′- Karton i verdhë për Jasir Asanin. Mesfushori i kuq nuk pranon këshillat e gjyqtarit Juxhin Xhaja.
13′- Kukësi duket më superior. Rexhinaldo provon me një goditje me kokë, por topi është sërish jashtë portës së “gardianit” të kuq.
11′- Dzaria godet me të djathtën, por sfera përfundon jashtë kuadratit të Hoxhës.
7′- Dy këndore të njëpasnjëshme për Partizanin, por të kuqtë ndalen nga mbrojtja hermetike e Kukësit.
2′- Kukësi pranë golit të parë, por Arlind Kalaja bën të pabesueshmen i vetëm me Alban Hoxhën.
1′- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.