Alban Hoxha është më i përfoluri jo vetëm për shkëlqimin në fushën e blertë, por edhe për frekuentimin e jetës së natës. Portieri i Partizanit po vuan një dëmtim që e pësoi gjatë grumbullimit me Kombëtaren, megjithatë kjo nuk e ka penguar atë që të shijojë muzikën e fundjavës në clubet e kryeqytetit.
30-vjeçari i të kuqve është kapur “mat” me një vajzë, me të cilën shihet duke flirtuar në banakun e një clubi. Në një video të postuar nga “JOQ”, “gardiani” i Partizanit duket se e ka harruar ish-të dashurën e tij, Çiljetën, me të cilën pati një lidhje që zgjati për afro 2 vite.
Shumë herë shtatlarti ka qenë në qendër të vëmendjës së mediave rozë për romancën që pati pikërisht me Çiljeta Xhilagën. E së fundmi, ai nuk i ka shpëtuar sërish “paparacëve” teksa është filmuar duke puthur një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet. Ndoshta kështu, portieri i Partizanit ka zgjedhur mënyrën që të rikuperohet sa më shpejt…