Kukësi – Teuta 1 – 1
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Shkodra, Dzaria, Shafik, Shpehar, Rexhinaldo Trajner: Armando Cungu
Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Kamara, Beqja, Sidibe, Avdyli, Osmani, Kallaku, Progni, Latif
Trajner: Bledi Shkëmbi
Komenti minutë pas minute:
94′ Shkodra provon, Isli Hidi bën superpritje.
90′ Arbitri ka dhënë 5 minuta shtesë. Ndeshja luhet me një nivel të lartë.
87′ Faull për Kukësin. Osmani ndëshkohet me karton të verdhë pasi prek topin me dorë.
84′ Korrne për Kukësin, por nuk sjell asnjë rrezik, pasi Shameti gjuan dobët me kokë. Ndeshja po shkon drejt fundit.
76′ Shameti detyrohet të shkaktojë faull ndaj Prognit. Të shohim çfarë do të sjellë ky rast. Ka rrezik në zonë, por që ka prekje të topit me dorë nga të besuarit e Bledi Shkëmbit.
70′ Jemi ende 1-1. Skuadrat nuk po gjejnë golin e avantazhit.
62′ Reginaldo 2 metra larg portës nuk arrin të shënojë të dytin.
55′ Donjet Shkodra provon me një goditje dënimi, por topi shkon mbi traversë.
49′ Progni shkakton faull. Goditje dënimi për Kukësin që përkthehet në gol nga Reginaldo.
46′ Starton pjesa e dytë. Të shohim nëse do të kemi të tjerë gola.
45′ Faull për Kukësin. Ethemi bëhet problematik pë Teutën. Nuk sjell asnjë rrezik ky faull. Arbitri jep 3 minuta shtesë, por që nuk sjellin asnjë ndryshim të rezultatit.
40′ Lojë me faulle dhe presion. Kukësi rrezikon Teutën.
34′ Reginaldo shënon, por gjyqtari e anullon për pozicion jashtë loje, megjithëse nga përsëritjet duket se pozicioni i sulmuesit është i rregullt.
30′ Kamara kalon Teutën në avantazh.
27′ Largohet nga fusha e lojës Latif i dëmtuar. Lojtari nuk përballon dot dhimbjen.
18′ Latif mbetet i dëmtuar. Sulmuesi rrëzohet dhe ndien dhimbje në këmbën e djathtë, por stafi mjekësor jep lajmin e mirë për Bledi Shkëmbin. Shtatlarti rikthehet në lojë.
13′ Shameti ka një mundësi shumë të mirë shënimi, por nuk tregohet i vëmendshëm për të gjuajtur
8′ Isli Hidi për pak sa nuk bën një gabim trashanik.
2′ Vjen sinjali i parë nga Teuta. Progni gjuan nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
1′ Starton ndeshja, topin e parë e shkelmon skuadra e Teutës.