Xhejms Adenji u zyrtarizua ditën e djeshme te skuadra e Gabalës në Azerbajxhan. Sulmuesi afrikan pritet të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit azer, teksa do të luajë së bashku me Sabien Lilaj. Sot, klubi i Azerbajxhanit ka prezantuar cilësitë e Adenji përmes një videoje në kanalin zyrtar.
Me sa duket drejtuesit e klubit azer janë mjaft të kënaqur që kanë arritur të kenë në gjirin e tyre një lojtar si 25-vjeçari. Kujtojmë që Adenji do të paguhet rreth 200 mijë euro në sezon, teksa ka firmosur një kontratë për 3 vite.