Sot, Kukësi do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Kampionët e Shqipërisë do të tentojnë një rezultat pozitiv, megjithatë përballë skuadrës së kuqe të drejtuar nga trajneri Klevis Dalipi do të jetë e vështirë.
Sfida do të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe rreth 3 orë para startit të saj, klubi kuksian ka provokuar përmes një videoje të postuar në kanalin zyrtar.
Verilindorët u kujtojnë të kuqve humbjen në “Selman Stërmasi” duke publikuar edhe videon e golave. Një zgjedhje kjo nga kampionët si për të ndezur edhe më shumë atmosferën që është krijuar para takimit të shumë përfolur.