Shkarkimi i Shpëtim Duros i ka ndryshuar fytyrën skuadrën kosovare të Dritës.
Kampionët në fuqi të vendit kanë arritur të marrin 3 fitore radhazi në Superligë, duke ngjitur shkallët në klasifikimin e përgjithshëm. Por, përveçse rezultateve pozitive, te Drita kanë nisur të japin edhe leksione futbolli.
Në një video të postuar në rrjetin social “Facebook”, Drita rikthen në kujtesë njërin nga golat e shënuar ndaj Ballkanit, luajtur më 5 mars dhe e fituar 2-1 nga vetë ata. Aksioni i golit të fitores u shënua nga Nwabueze pas 29 pasimesh. Një aksion që të kujton Barcelonën e epokës së Pep Guardiolës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.