Duket se Ferrari me Sebastian Vettel do jenë pretendentë për fitmin e titullit këtë sezon në Formula 1. Në garën e dytë të sezonit, atë në Bahrein është sërish ‘kokëkuqja’ dhe gjermani që dalin triumfatorë duke marrë vendin e parë. Vettel arriti të dominonte gjatë gjithë xhirove duke lënë në fund pas shpine dyshen e Mercedes, Bottas dhe Hamilton.
Surprizë ishte vendi i 4-ët për Gasly të Toro Rosso ndërsa ferraristi tjetër, Kimmi Raikonnen nuk arriti që të përfundonte garën e Bahrein për shkak të një problemi që pati në bokse. Në dy garat e para Vettel ka marrë pikët e plota duke lëshuar në këtë mënyrë sfidën këtë sezon për Hamilton dhe Mercedes.