Grupi i futbollit të rrugës, Vetëtimat, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në kompeticionin “NymarJr5”, i cili po zhvillohet në Brazil, arritën që të kalojnë jo vetëm grupin, por edhe stadet më të vështirë të këtij kampionati, duke arritur në fazën gjysmëfinale.
Grupi i pesë djemve nga Tirana, të cilët nga një shkëndijë e momentit arritën të shpalleshin kampionë në vendin tonë, duke përfaqësuar flamurin kuqezi në Brazil, u ndeshën me Hollandën në ndeshjen gjysmëfinale që përfundoi pak minuta më parë, duke ndërprerë kështu ëndrrën për t’u shpallur kampionë në këtë kompeticion