Tirana do të luajë sot kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në Korçë, ndërkohë që bardheblutë do të tentojnë të përfitojnë nga situata jo e mirë që po kalojnë bardhekuqtë, për të marrë një rezultat pozitiv. E vetmja mungesë në këtë takim është ajo e Erion Hoxhallarit.
Megjithatë trajneri Ard Mema ka marrë masat dhe në vend të tij pritet të luajë Eni Imami. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë si në sfidën kundër Luftëtarit. Më poshtë njihuni me formacionin e mundshëm të Tiranës, e cila do të përballet me ekipin e drejtuar nga Orges Shehi.