Ditën e djeshme është zhvilluar mbledhja e radhës nga ana e Këshillit Bashkiak Shkodër, ku është vendosur që klubit të Vllaznisë t’i akordohet fondi prej 200 milionë lekësh për sezonin e ri. Edhe pse një fond i pamjaftueshëm, duke patur parasysh borxhet e shkodranëve, shpresohet që gjendja të rregullohet disi edhe nga vetë klubi.
Edhe pse fondi prej 200 milionë lekësh është miratuar ditën e djeshme, mbetet që shuma të lëvrohet në mbledhjen që do të zhvillojë Asambleja e Përgjithshme e klubit. Deri në këtë moment pritet që drejtuesit e klubit të vendosin për trajnerin e ri për të nisur më pas me përgatitjet për sezonin e ri.