Pas largimit të Klodian Duros, posti i trajnerit ka mbetur vakant. Tashmë nga klubi kamzali është larguar edhe drejtori sportiv Andi Matraxhiu. Presidenti Naim Qarri po punon për të ofruar në skuadër një “timonier” dhe emri më i përfolur është i trajnerit Sulejman Starova, sipas Panorama Sport.
E çuditshme, por e vërtetë. Rreth 2 muaj më parë, saktësisht në 24 shtator klubi i Kamzës doli publikisht me një reagim ku ofendonte 61-vjeçarin duke shkruar: “Pjesmarrjet e tij ne studiot televizive kerkojne “gyp-prove” perpara se ky person te jete pjese e paneleve te ndryshme”.
Ndërsa sot mësohet se në klub ka lindur idea që ish-tekniku i kuq të marrë përsipër ringritjen e ekipit në pjesën e mbetur të sezonit. Deri më tani s’ka asgjë zyrtare, ndërsa orët e ardhshme priten zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së pankinës së Kamzës.