Nuk do të ketë përballje Deontay Wilder-Tyson Fury gjatë muajit mars. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të WBC (World Boxing Council), përmes presidentit të saj Mauricio Sulaiman, ku bëri me dije se revanshi mes kampionit të botës në peshën e rëndë të këtij Divizioni, Deontay Wilder dhe sfidantit Tyson Fury është shtyrë.
“Sfida mes
Deontay Wilder dhe Tyson Fury nuk do të jetë dueli i radhës mes dy boksierëve. WBC
ka marrë një informacion se Wilder ishte i gatshëm për revanshin, por Fury
kishte gjetur një kundërshtarë tjetër për të ardhmen e tij. Ai konfirmoi se do
ta zhvillojë këtë përballje të dytë në një kohë tjetër”,
thuhet në deklaratën e WBC-së, bërë publike mëngjesin e së mërkurës.
Pas urdhërit të WBC-së, marrëveshja për këtë revansh duhej të ishte arritur dy
javë më parë, por ende nuk ka asgjë konkrete.