Manchester United prej vitesh nuk është në nivele shumë të larta dhe drejtuesit e klubit po mendojnë që të bëjnë investim serioz.
Sikurse raporton “Daily Mail”, “Djajtë e Kuq”, kanë si objektiv talentin e Borussia Dortmund, Jodan Sancho, i cili këtë sezon ka bërë shumë mirë me verdhezinjtë, duke shënuar gola dhe dhuruar asiste.
Manchester United nuk po kalon një formë shumë të mirë, pasi në 4 ndeshjet e fundit në transfertë ka humbur 3 prej tyre. Në javën e ardhshme 20 herë kampionët e Anglisë do të përballen me Barcelonën në çerekfinalen e Champions League, ku pritet që këto përballje të jenë një spektakël i vërtetë.