Arsenali barazoi 3-3 në transfertën kundër Bournemouth, në një ndeshje të çmendur.
“Topçinjtë” barazuan në minutën e 92-të, ndërsa më parë u gjendën në disavantazh 3-0. Kjo falë golave të Sançez, Perez dhe Zhirud që shënuan në pjesën e dytë shmangën humbjen.
Granit Xhaka dha pasimin vendimtar në golin e shënuar nga Zhirud në kohën shtesë të takimit, duke u bërë edhe ai, protagonist absolut në këtë mbrëmje të Premier Ligës.
Pas sfidës, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, postoi një status në profilin e tij në Facebook.
“Ishte një ndeshje që i pati të gjitha. Nuk është rezultati që prisnim, por të paktën humbëm dy pikë dhe jo tri. Shohim përpara për ndeshjen e radhës”, shkruante mesfushori i Arsenalit në Facebook.