Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi sot që titulli kampion i sezonit 2015-2016 t’i kthehej Skënderbeut. Ndryshe nga sa kishte vendosur Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, CAS gëzoi të gjithë korçarët me vendimin e marrë. Dy nga “aktorët” që kanë dhënë një kontribut të padiskutueshëm për atë titull kampion, janë Bajram Jashanica dhe Bledi Shkëmbi.
Si qendërmbrojtësi, ashtu edhe ish-kapiteni i korçarëve kanë reaguar në rrjetet sociale duke shprehur hapur lumturinë e tyre. Jashanica shkruan: “E shumë të tjerë do të renditen pas tyre”. Ndërsa Shkëmbi nuk përmbahet aspak: “Nuk kishte ku të shkonte ajo e fundit. E kisha shtrënguar fort”, përfundon ai teksa shfaqet me trofetë e titujve kampionë.