Humbja ndaj Juventusit nuk është kapërdirë mirë nga skuadra e Milanit.
Kuqezinjtë u mposhtën me përmbysje 2-1 nga kampionët e Italisë, por, një penallti e padhënë në favor të tyre ka ngjallur dyshimet se takimi ishte manipuluar. Prekja e sferës me dorë në zonë, nga ana e Alex Sandro nuk ishte e konsiderueshme për të akorduar një 11 metërsh, me Kalvares që edhe pse me ndërmjetësimin e VAR e konsideroi të rregullt.
Por, diçka e ngjashme ndodhi në takimin e UEFA Champions League mes Tottenham Hotspur dhe Manchester City. Një top i prekur me dorë nga Rose dhe 11 metërsh. Episod që i ka mjaftuar mbrojtësit të Milanit, Mateo Musacchio për të bërë ironi me VAR-in dhe vendimin e Fabbirit.
Come Musacchio reagisce al rigore concesso in #TOTMCI pic.twitter.com/CqU1Q9AppE
-- Veronique (@Orli1983) April 9, 2019