Sonte në mbrëmje do të zhvillohet raundi i fundit i ndeshjeve në grupe, ku do të përcaktohen përfundimisht 24 skuadrat që do të kualifikohen në fazën tjetër.
Fiorentina mjafton që të mos humbasë në fushën e Qarabagut të Ansi Agollit, ndërsa Paoku thjesht duhet të bëjë detyrën në shtëpi me Liberecin. Skuadra ceke mund të kualifikohet nëse mund Paokun dhe Fiorentina fiton me Qarabagun.
Ndërkohë që në Grupin A, Manchester United mjafton që të mos humbasë në fushën e Zorya Luhansk për të siguruar kualifikimin, ndërsa Fenerbahce ka në favor faktorin fushë ndaj Feyenordit, për të ruajtur vendin e parë.
Në Grupin E, Roma e vendit të parë luan në transfertë me Astrën, ndërsa Austria e Vjenës në fushën e Viktoria Pelzen. Në austriakët fitojnë dhe Astra nuk merr më shumë se një pikë, rumunët humbasin vendin e dytë.