Nuk kanë mjaftuar 120 minuta lojë për të nxjerrë fituesin, pasi lojtarët e të dyja ekipeve i janë drejtuar pikës së penalltisë për të gjetur fituesin e kësaj faze. Pas përfundimit të takimit me rezultatin 2-1 në favor të korçarëve, është dashur të shkohet tek 11-të metërshi.
Skënderbeu ja ka dalë të kalojë në fazën tjetër pasi ka fituar 4-2 me penallti. Të gjithë në festë në “Elbasan Arena” pas kësaj fitoreje të merituar.