Vasil Shkurtaj u largua nga Luftëtari për tu transferuar te Kukësin gjatë kësaj merkatoje. Vlonjati është bashkuar me skuadrën kukësiane në minifazën përgatitore në Turqi. Shkurtaj ka zgjedhur rrjetet sociale për të falenderuar ish-klubin e tij, duke filluar që nga drejtuesit, lojtarët, puntorët e skuadrës dhe deri te tifozët gjirokastritë. Në postim e tij sulmuesi është shprehur ndër të tjera se erdhi momenti të themi “mirë u takofshim” dhe jo “lamtumirë” ish-skuadrës së tij.
Postimi i Shkurtaj:
I dashur Luftëtar
Erdhi momenti te themi “mirë u takofshim” dhe jo ” lamtumirë”, pasi do jete kënaqësia ime qe rrugët tona te bashkohen serish ne te ardhmen.
Duke kaluar ne shumë ambiente sportive gjate karrierës time, duke u larguar detyrohem te them publikisht per klimen e jashtëzakonshme qe ekziston tek ky ekip dhe përbënte nje shtytje me tepër per mua, te jap më të mirën time ne çdo ndeshje. Bashke ne beme histori duke cuar ekipin ne Europe per here te pare.
Nje falenderim te madh per çdonjërin ne veçanti per te gjithe kete periudh nje vit e gjysem te cilët më bënë të ndihem i dëshiruar ne çdo moment brenda dhe jashte fushës se blertë. Falenderoj bashkëlojtarët e mi presidentin, stafin mjekësor, stafin mirëmbajtës, duke mos harruar tifozet tane qe kan qen mbeshtetje ne cdo ndeshje.