Sistemi i video-asistencës së arbitrave VAR do të nis të testohet këtë javë edhe në Premier League, me një periudhë prove prej katër javësh që do vendosin nëse ai do të zbatohet përfundimisht në kampionatin më të fortë të botës.
Vendimi erdhi më në fund nga federata angleze e futbollit FA, dhe është vendosur që në muajin në vijim të zgjidhen katër ndeshje në çdo javë, ku do shqyrtohet efektshmëria e sistemit VAR. Këtë javë nën monitorimin e VAR do të jenë ndeshjet: Chelsea-Cardiff, Bournemouth-Leicester City, Hudersfield-Crystal Palace, Manchester City-Fulham dhe Newcastle-Arsenal.