Kristi Vangjeli, mbrojtësi i krahut të djathtë të skuadrës rumune, Astra, do të luajë në grupet e Europa League. Astra ka fituar në transfertë kundër anglezëve të West Ham në raundin “play-off” të Europa League, duke kaluar zyrtarisht në fazën në grupe.
Në këtë ndeshje Vangjeli ka munguar për shkak kartonësh, gjithsesi ai do të shijojë suksesin e ri me skuadrën kampione në fuqi të Rumanisë, këtë herë në Europa League. Vangjeli një vit më parë e përjetoi këtë triumph me Skënderbeun, ndërsa i ndodh edhe këtë vit me një tjetër ekip.