Robin van Persie mund të transferohet në Angli tek Stoke City. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i Stoke City-t, Mark Hughes, teksa ka pohuar që ka një ofertë në drejtim të hollandezit.
“Kemi dërguar oferta, por siç qëndrojnë gjërat ato s’janë pranuar, megjithatë ne akoma shpresojmë”, deklaroi menaxheri i klubit anglez.
Sipas “Thë Sun” hollandezin e kërkojnë edhe Middlesbrough, Crystal Palace dhe Ëest Ham United. Ish-sulmuesi i Arsenalit shënoi sezonin e fundit plot 16 gola në Superligën turke.