Shkodran Mustafi nuk është më në planet e Valencias, ku klubi spanjoll ka vendosur që të shesë qendërmbrojtësin shqiptar, i cili luan me kombëtaren gjermane. “Cadena SER” në një shkrim të sajin të dedikuar për mbrojtësin, shprehet se ai është jashtë planeve të trajnerit dhe me ofertën e parë ai do të shitet.
Por, Mustafi pritet që përveç skuadrës, të ndryshojë dhe kampionat. Transferimi i tij do të bëhet në Seria A. Milan kërkon shërbimet e qendërmbrojtësit, pasi kuqezinjtë u refuzuan nga Matteo Musacchio.