Uruguai do të garojë këtë vit në Botërorin Rusi 2018. Për këtë shkak, në këtë vend do të pezullohet dhe mësimi nëpër universitete.
Të paktën kështu ka vendosur universiteti Katolik i Uruguajit, i cili ka njoftuar studentët e tij për pezullimin e aktivitetit mësimor kur kombëtarja e kaltër do të zhvillojë ndeshjet.
Të paktën tri ditë pushim do të përfitojnë 10 mijë studentët e universitetit të parë privat në vend.
“Një nga misionet kryesore të studentit është që të jetë i kujdesshëm për realitetin që na rrethon. Sporti është një element që i karakterizon uruguaianët dhe gjithë shoqërinë tonë”, shkruante në letrën e tij zëvendësrektori Alvaro Pacecho.