Mbrojtësi i Shqipërisë Egzon Binaku ka dhënë kontributin e tij të çmuar në fitoren e thellë të skuadrës së Malmos. 23-vjeçari, që debutoi me kuqezinjtë ndaj Izraelit në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve dha asistin që kthye në gol nga shoku i skuadrës Traustason në minutën e 16-të.
Malmo shpartalloi me rezultatin 4-0 Kalmarin dhe renditet në vendin e katërt në kampionatin suedez me 43 pikë pas 22 javësh. Binaku u kthye për ekipin e tij pasi mungoi në 2 ndeshje.
Ai debutoi në mënyre perfekte në fitoren e Shqipërisë ndaj Izraelit.