Alesio Abibi është kthyer në një nga titullarët e padiskutushëm te skuadra e Tiranës. Pas paraqitjeve jo të mirë të Ilion Likës, trajneri Ardian Mema i ka besuar portën 22 vjeçarit i cili me paraqitjet e tij ka arritur të fitoi vendin e titullarit.
Në një pronocim për “RTSH Sport” gardiani bardheblu është shprehur “Në Spanjë me mbaroi kontrata e isha i lire. Erdha në Shqipëri për një ekip pretendent, por nuk u arrit akordi se është kultura shqiptare që nuk i jep besim një të riu që vjen nga jashtë, sidomos një portieri. Ajo e Tiranës ishte një ftesë që nuk mund të refuzoja se e gjithë familja ka qenë tifoze me Tiranën, babai, familjarët, të gjithë. Është diçka tjetër kur të thërret një ekip me kaq histori e kur e ke në familje”
Konkurenca? “Konkurenca me ka bere mirë se të rrit. Kam pasur Ilion liken gjithmonë në krah, me shumë se konkurent ka qenë një rritje, më ka ndihmuar shumë. Prita momentin tim dhe po mundohem te jap maksimumin. Portier te Tirana ka shumë njerëz që ëndërrojnë të luajnë. Nuk është e thjeshtë se si ekip i madh që është në kryeqytet e të gjitha, ka presion, plus situata nuk ka qenë ndër më të mirat, ka vështirësi. Por kur shkon në fushë ka njerëz që luajnë me 100 mijë vetë e nuk kanë presion. Unë mundohem që presionin ta lehtësoj sa më shumë” u shpreh 22 vjeçari Abibi.