Edon Zhegrova kërkohet nga Milani. Ishte ky lajm i bujshmë që raportohej nga mediat italiane për mesfushorin e Kombëtares kosovare disa ditë më parë. Një lajm i tillë padyshim nuk mund të kalohej pa u komentuar edhe nga kapiteni i Kosovës, portieri Saimir Ujkani i cili në një intervist për “Tuttomerkatoweb” reklamon aftësit e Zhegrovës duke u shprehur se me Gattuzon mund të bëhët burrë.
“Pa asnjë dyshim që e mbështes. Është i ri dhe ka cilësi të jashtëzakonshme, që i kam parë vetëm te Dibala. Shpresoj që Milani të gjej akord me të. Me Gatuzon mund të bëhet burrë, është trajneri që i duhet. Ai është me të vërtetë Mesi i ri, siç ka edhe nofkën”, u shpreh Ujkani.
Më pas ai ka folur edhe për situatën e tij, duke qenë se te Rizespor nuk po aktivizohet rregullisht. “Nuk jam i lumtur sepse nuk po luaj. Edhe situtata e skuadrës është negative. Kemi nevojë për një mrekulli që të shpëtojmë. Në nivel individual nuk po shkon mirë sepse erdha këtu për të luajtur. Ia shpjegova edhe menaxherit që duhet të largohem për të luajtur. Kthimi në Itali është një mundësi sepse kam kaluar një pjesë të madhe të karrierës. Do të më pëlqente”, përfundon gardiani i Kombëtares kosovare.