Pas fitores së arritur ndaj Napolit, skuadra e Empolit ka humbur përballë një rivali direkt si Udineze për mbijetesë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u aktivizua për 90 minuta në humbjen 3-2. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Caputo në minutën e 11-të, ndërsa 4 minuta më vonë De Paul shënoi golin e barazimit.
Në të 24-të Krunic kaloi sërish në avantazh Empolin, por përmbysja e Udinezes do të ndodhë që në pjesën e parë. De Paul me penallti dhe Mandragora i dhanë fitoren Udinezes duke i dhënë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesë.