Portieri i Teutës, Isli Hidi është zgjedhur lojtari i ndeshjes dhe në një prononcim për “Supersport” është shprehur se ndihet i zhgënjyer me sulmin, pasi ndeshja duhet të ishte fituar me gjithë ato raste të humbura.
“Të them të drtejtën ishte një emocion i veçantë në Superligë, por ne jemi profesionist dhe mundohemi të kontrollojmë emocionet. Më vjen keq, jam i zhgënjyer me rezultatin, duhet ta kishim fituar me rezultat të thëllë ndeshjen. Kemi dominuar Flamurtarin, ne shohim përpara dhe do të bëhemi gati për ndeshjen tjetër. Në zakonisht kemi detyrë të mos pësojmë, ne mbrohemi dhe sulmojmë të gjithë. Jam i zhgënjyer që kemi lënë dy pikë. Për portierin kur nuk ke shumë punë, duhet të jesh gjithmonë i përqendruar, sepse një rast mund të jetë fatal. Flamurtari nuk na dominoi, thjeshtë ishin disa topa të gjatë. Kampionatin e kam ndjekur edhe në Qipro, ka një rritje dhe uroj të jetë kështu në vazhdim”.