Armando Sadiku do të qëndrojë në Spanjë te Levante. Sulmuesi i Kombëtares sonë ka marrë mbështetjen e klubit nga Valencia për të vazhduar aventurën iberike. Njëra prej mediave më prestigjioze spanjolle “MARCA” raporton se 27-vjeçari nuk është në nxjerrë në shitje nga klubi dhe do të mbahet për vazhdimin e pjesës së dytë të sezonit.
“Në momentin që po rikuperohet plotësisht, Levante duket se e ka hequr nga lista e merkatos”, citohet te “Marca”.
Ndërkohë edhe faqja “tio.ch” konfirmon se sulmuesi shqiptar do të t’i jepet koha për të treguar veten në fushë pas dëmtimi të rëndë të pësuar në gju në muajin gusht.
” Sulmuesi shqiptar nuk do të lërë Valencian këtë periudhë transferimesh, duke parë edhe që drejtuesit e Levantes duan t’i japin një shans, duke besuar në vlerat e tij”, shkruan media zvicerane.
Sadiku ka luajtur vetëm 5 ndeshje me Levanten përpara se të dëmtohej në muajin gusht në takimin miqësor ndaj Utrechtit. Prej gati 5 muajsh, ai luftoi për t’u rikuperuar ligamentin e gjurit të majtë. Sadiku humbi dhe fazën e Ligës së Kombeve si dhe takimet miqësore me Jordaninë dhe Uellsin. Ai pritet të jetë gati për trajnerin Panucci dhe Shqipërinë për fazën eliminatore të kampioantit europian të 2020.