Lojtari i Kukësit, Rustem Hoxha ka folur për mediat, para ndeshjes me Vllazninë. Futbollisti ka thënë për “Supersport” se ai ndihet shumë mirë te Kukësi, pasi e kanë pritur mirë në ekip.
“Tani jemi më të qetë, pasi objektivin tonë të të vogël e kemi arritur, pra vendi i dytë.
Notë nuk mund t’i vë vetes, por për vitin e parë te Kukësi kam gjetur një ambjent shumë të ngrohtë, pasi më kanë pritur mirë edhe shokët e ekipit dhe presidenti dhe të gjithë.
Karriera e futbollistit shihet në fund, kur përfundon, si për klubin, si për objektivat personale. “