Joao Cancelo nuk po kalon një moment të mirë te Juventusi. Mbrojtësi portugez nuk është një titullar fiks në skemat e Allegrit, edhe pse ka bërë paraqitje fantasike sa herë është hedhur në fushën e lojës. Cancelo u transferua te bardhezinjt gjatë merkatos së verës prej një shifër 40 milionë eurosh. Tashmë paraqitjet e tij kanë rënë në sy të trajnerit të Manchester United, Solsjkaer i cili e pëlqen shumë portugezin.
Nga se bëhet e ditur nga mediat angleze, drejtuesit e klubit do të bëjnë një ofertë për lojtarin që shkon deri në 55 milionë euor për të patur shërbimet e tij. Gjatë merkatos se verës pritet të zbardhet dhe më shumë rreth së ardhmes së Cancelos dhe një e tillë i takon drejtuesve të Juventusit nëse do të hiqnin dorë nga portugezi.