Premier League ka kujtuar largimin nga jeta të Emiliano Sala, teksa ka mbajtur një minutë shtesë në çdo stadium të saj. Por, gjatë kujtimit të sulmuesit i cili u nda tragjikisht nga jeta, janë shënuar edhe incidente.
Dy tifozë të Southampton janë tallur me fatin e Sala, episod që i ka dërguar në pranga.
Në zhvillimin e minutës shtesë, dy tifozët nisën të bënin skemën e aksidentit që i mori jetën Sala, ngjarje që u konsideruar e turpshme edhe nga klubi i Southampton, që njoftoi se do t’i ndalojë ata për sjelljen e neveritshme.