Juventusi u shpall matematikisht titullin kampiona në Serie A. Skuadra bardhezi fitoi ndaj Fiorentinës duke zyrtarizuar që sot fitimin e titullit edhe pse duhen disa ndeshje nga fundi. Në fund të ndeshjes ka folur dhe Ronaldo duke qetësuare tifozët se nuk do të largohet nga skuadra.
“Ishte sezon mjaft pozitiv. Jam i lumtur që jam lojtari i parë që ka fituar Premier, La Liga dhe Serie A. Vitin tjetër do te jemi akoma më të fortë dhe do te provojmë edhe Champions. Do të qëndroj me 1000%”.